Për vizitë zyrtare në ARM sot do të qëndrojë komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, (FSK), gjeneral­nonkoloneli Rrahman Rama. Delegacioni i FSK­së në Shtatmadhorinë e ARM­së, siç është paralajmëruar, do të pritet me nderime ushtarake nga ana e nikoqirit, shefit të SHM të ARM­së, gjeneral­nënkoloneli Metodija Veliçkovski. Gjatë qëndrimit në SHM të ARM­së, gjenerali Rama do të takohet edhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ilmi Selami. Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, temat kryesore, në të cilat dot ë bisedohet në takim do të jenë: avancimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e edukimit, prezantimeve për pjesëmarrje të ARM­së në misionet paqeruajtëse dhe Koncepti për aftësi operative.