Sapo ka mbaruar ende pa nisur mirë mbledhja e parë e Komisionit anketues për bisedat e përgjuara. Takimi është ndërprerë me kërkesën e kryetarit të këtij komisioni nga radhët e LSDM-së Petre Shilegov, pas një sërë akuzash të ndërsjella për propozim-rregulloren e punës, e cila duhej të miratohej sot. Pushteti dhe Opozita u përplasën për kohën e pamjaftueshme për shqyrtimin e rregullores.Alsat-M