Komisioni Parlamentar për Mandatin dhe Imunitetin nuk ka pasur votat e nevojshme për t’ia hequr imunitetin deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, njofton Gazeta Lajm.

Për këtë çështje 4 deputetë votuan “për” dhe 4 ishin “kundër”.

Gjatë votimit në mbledhjen e Komisionit nuk ishte i pranishëm deputeti i BDI-së, Agim Shaqiri.

Kryetari i këtij trupi kuvendor Pavle Bogoevski ka deklaruar, se me votimin 4:4, komisioni nuk mund t’i rekomandojë kryetarit të Kuvendit, që t’i merret imuniteti ish kryeparlamentarit Trajko Veljanoski, i cili akuzohet për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend që ndodhën më 27 prill të vitit 2017. Bashkë me të dyshohet edhe Nikolla Gruevski.

Tani vendimin do të duhet ta sjellë Kuvendi në seancë plenare./Gazeta Lajm