Tifo-grupi i Vardarit, “Komiti Skopje”, kanë reaguar pas humbjes turpëruese të skuadrës së tyre si mysafir të Renovës në Tetovë. Vardari humbi 4-0, kurse “Komitët” thonë se lojtarët nuk respektuan fanellën që mbajnë veshur.

“Të humbësh një ndeshje nuk është problem, ndodh. Të humbësh dy ndeshje radhazi përjetohet si orar i keq, formë e dobët…dhe nuk është pyetja nëse do të jemi përkrahë juve në turpe të tilla, pasi dashuria jonë për Vardarin nuk shuhet. Megjithatë, të humbësh nga Renova me katër gola dallim, është q…. në mendje të shëndosh, mos respekt për fanellën që bartë! Vendoni gishtin në kokë për cilin klub po luani dhe cilët janë qëllimet tuaja vendi 4, 5, 8, mbijetesa në ligë??? Ju jeni identiteti maqedonas në kohën kur e njëjta po mohohet, veprimet tuaja ndikojnë tek njerëzit, me ju identifikohet një armatë e tërë e madhe sa disa qytete të mëdha maqedonas”, deklarojnë “Komitetë”./lajm