Kosova dhe shqiptarët duhet të shihen dhe trajtohen si të barabartë nga Serbia, përndryshe, të gjithë do të pësojmë, ka thënë shefi i Komitetit të Helsinkit në Beograd, Izabela Kisic.Është më mirë që Serbia të gjejë një zgjidhje për Kosovën dhe të krijojë marrëdhënie me Prishtinën në vend që të mbajë një konflikt të ngrirë, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Izabela Kisic, shkruan agjencia e lajmeve Fonet.Ajo tha se vlerëson se pavarësisht nga konfliktet e fundit dhe këto historike midis shqiptarëve dhe serbëve ekziston një perspektivë e përbashkët për Serbinë dhe Kosovën.

“Është e vlefshme dhe e civilizuar”, tha Kisic, duke shtuar se Serbia “duhet më në fund të fillojë ti shohë shqiptarët si të barabartë”.Pavarësisht nga konfliktet e vazhdueshme në Kosovë, ajo thekson se ekziston një perspektivë e përbashkët për serbët dhe shqiptarët, dhe provat tregojnë këtë në ndryshimet që po ndodhin në atë zonë sot.“Për herë të parë shkova në Kosovë në gjysmën e dytë të viteve 90’ta dhe ishte një kohë shumë e errët. Ishte koha e një aparteidi anti-shqiptar në Kosovë, por sot shoh krijimin e diçkaje të re atje dhe mendoj se të gjithë janë të përfshirë në këtë sukse”, pohon Kisic, për të cilin mendon se është një realitet që duhet pranuar nga Serbia.

Loading...