Kompania e njohur italiane e motoçikletave, Ducati, ka prezantuar një biçikletë elektrike në bashkëpunim me kompaninë Thok E-bikes.

Kreacioni i ri i kësaj kompanie italiane është gjithmonë me dy rrota, dhe nuk është një motoçikletë por “Mountain Bike” (biçikletë për terrenet malore).

Kjo biçikletë quhet Ducati MIG-RR. Nga 25 janari mund të porositet në faqen zyrtare të Ducatit, me një çmim prej 6,250 euro.

Porositë e para do të dorëzohen në muajin prill.

Loading...