Qenan Aliu
Kompetenca e marur para nëntë muajve për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave po i RIKTHEHET kryettarit të Gostivarit Arben Taravari. Por kjo me fuqinë e ligjit e jo me dëshirën e Bdi-së apo ministrit të Arsimit Arbër Ademi.
Dhe mu për këtë kam një sugjerim publik për Arbër Ademin dhe Arben Taravari :
Plotësisht është e njohur se marrja e kompetencës ishte tendecë politike, dhe krejt kjo nga atëherë mund të trajtohet vendim politik i zymtë i MASH-it e cila skishte asgjë të përbashkët me procedurat juridike dhe drejtësinë.
Por me RIKTHIMIN e kompetencës i sugjeroj publikisht kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, që të mos lëshohet në ndonjë veprim të ushtrimit të kompetencës EVENTUALISHT për shkarkimin e drejtorëve që ka emëruar Bdi dhe Arbër Ademi. Por thjeshtë, Arbër Ademi si ministër duhet të vizitojë komunën e Gostivarit me qytetari dhe fundja si obligim ligjorë me të cilin gest do të pajtonin emocionet dhe animoziotetet e shkaktuar nga kjo ndërhyrje politike tendenciopze në rradhë të parë të punëtorëve të arsimit në Gostivarë si dhe qytetarëve në përgjithësi. Duhet të dy ta kenë në vëmendje se vendimet të tilla tendencioze nuk guxojnë më të shkaktojnë të çara në vazhdimësi në mesin e mësimdhënësve të nderuar, mjaft më !
Ju lutemi Arbër e Arben, këtë çështje e bëtë politikë,andaj me kompromis duhet të dilni nga kjo. Në ata shkolla që pushteti lokal posedon argumentet për ndryshim ajo edhe le të bëhet por jo në të gjitha.
Arbër, tani është e ditur se ,,masha,, yte është më e ,,gjatë,, dhe më e,,fortë,, sepse jeni ministër, por këtë mashë nuk duhet ta keqpërdorni për të përmbushur dëshira të partisë, por nevojën e arsimit dhe të drejtës .
Madje i nderuari Arbër, qeveria ku bën pjesë edhe ti, synon ti pajtojë me ligj militantët e partive dhe deputetët që hapën dyert e parlamentit, e që ata për ta rrahur kryetarin e Taravarit deri në vdekje.
Kompromisi është pajtimi me qytetari.

Loading...