Dëshirojmë ta informojmë opinionin se është arritur marrëveshje me të cilën janë tejkaluar dallimet për të cilat kemi informuar që ekzistojnë, thuhet në komunikatën e përbashkët të Qeverisë dhe Lëvizjes BESA, shkruan Gazeta Lajm.
Edhe njëherë konfirmojmë se shtetësia është maqedonas/qytetar I Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast është pranuar amendamenti ndaj Ligjit kushtetues me të cilin konfirmohet shtetësia maqedonas/shtetas i Republikës Maqedonia e Veriut dhe sqarohet se si do të emërtohet për qytetarët shqiptarë në gjuhën shqipe, dhe do të konfirmohet në të gjitha ligjet ku është e nevojshme.
Njëkohësisht u pranua amendamenti i Amendamentit kushtetues XXXVI me të cilin konfirmohet se Republika njëjtë kujdeset për diasporën e të gjithë qytetarëve të saj.
Në mënyrë plotësuese, te ligji për letërnjoftime do të shënohet edhe përkatësia etnike e shqiptarëve.
Për të gjitha çështjet tjera që u propozuan si amendamente do të tëerhiqen sepse formal/juridikisht nuk mund të realizohen tani, kurse mbetemi të përkushtuar në kohën e ardhshme të punojmë në zgjidhjen e tyre me qëllim që t’i zgjidhim edhe atë lloj të problemeve me të cilat përballen qytetarët, me qëllim të arritjes së vlerave të përbashkëta evropiane./Gazeta Lajm

Loading...