Real Madridit i ka mbetur në fuqi përjashtimi nga Kupa e Spanjës pas aktivizimit të një lojtari pa të drejtë loje, pasi që Komiteti Disiplinor Sportiv i Qeverisë së Spanjës (TAD) ka refuzuar apelin e skuadrës madrilene.

Reali kishte aktivizuar futbollistin rus Denis Cheryshev për përballjen e 1/16 së finales kundër ekipit të kategorisë së tretë, Cadiz, në fillim të dhjetorit, ani pse rusi kishte një ndeshje suspendim nga stinori i kaluar, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Cheryshev shënoi golin e parë në fitoren 3:1 të Raelit në atë sfidë.

TAD, që më herët kishte hedhur poshtë tentimet e Real Madridit për të hequr përkohësisht suspendimin, në një vendim të shkruar ka thënë se ka refuzuar apelin e Realit dhe se vendimi është final.