Ngushtica e Bosforit, që ndan qytetin e Stambollit në dy pjesë, është ndër ngushticat më të rëndësishme në botë, pasi lehtëson ndjeshëm eksportet e vendeve të Detit të Zi me botën tjetër. Ajo ka qenë arenë përplasjeje mes shumë forcave të jashtme dhe shtetit turk, për të arritur vetëm marrëveshje relative dhe të përkohshme. Kjo për faktin se Turqia kërkon ta menaxhojë tërësisht ngushticën, për të mos rrezikuar kryeqendrën e saj Stambollin, ndërsa vendet si Rusia, Bullgaria, Rumania dhe Ukraina kërkojnë ndërkombëtarizimin e saj, për të eksportuar më lehtë produktet e saj. Një problem që mbetet paksa në heshtje, Stambolli, është parë historikisht nga sllavët ortodoksë si qendra e ortodoksisë, që kurdo duhet tu “rimerret” muslimanëve.

Karakteristikat gjeografike

Ngushtica e Bosforit nuk është si Kanali Suez (Egjipt), që lidh oqeanin Indian përmes Detit të Kuq me Detin Mesdhe, dhe as si ngushtica e Panamase, që shkurton gjitha rrugët që lidhin oqeanin Atlantik e Paqësor. Kjo se këto të dyja janë artificialë, ndërsa ngushtica e Bosforit është natyrale; ngjashëm si me Gjibraltarin.

E kaluara e Stambollit si qytet

Prej kohët e lashta qyteti që ndan Azinë me Europën ka pasur rëndësi jetike për forcat botërore. Grekët e lashtë sipas lengjendës, kanë shkatërruar çdo anijë që ka kaluar ngushticën, ndërsa pak vite më vonë, perandori romak, Konstandini, krijoi qytetin e ri, me emrin e vet, Konstandinopoli,që ishte qendra më e rëndësishme dhe strategjike e kohës.

Ajo pushtohet nga ushtria e osmanëve, të mbështetura dhe të inkurajuara edhe nga thënjia profetike, se qyteti do sundohet një ditë nga ushtritë muslimane.

Edhe sot e kësaj dite qyteti ka strategjinë e vet, pasi është ngushtica e dytë më e përdorur për transportet ekonomike pas asaj të Doverit (Angli/Francë).

Historia e traktateve

Rusia ka gjashtë deri në nëntë muaj ujërat e saj në Siberi të ngrirë, duke mundësuar tregtinë e saj vetëm përmes ngushticës në Stamboll, që shkurton edhe rrugët e saj. Poashtu me marrjen e Krimesë me referendumin ku dolën “105% të popullatës”, Rusia ka stacionuar forcat e saj ushtarake atje, që është jo larg nga Stambolli. Kjo ka shtyre në mos marrëveshje me legalitetin e Bosforit që Bota sot ua sqaron në vijim sipas viteve.

Lufta ruse-turke e vitit 1877 deri në 1878 ishte pjesë e kësaj mosmarrëveshjeje, pasi Rusia kërkonte akses në ngushticë, duke i paraprirë gjakderdhjes së LPB, ku vdiqën rreth gjysmë milionë ushtarë në Dardanelet.

Në vitin 1920, Traktati i Sevres, demilitarizoj ngushticën dhe shpalli ujërat e saj si ndërkombëtare të kontrolluar nga Liga e Kombeve. Më pas, Traktati i Lauzanës, ri-integroi ujërat e saj në territorin turk, por lejoi anijat ushtarake dhe tregtare ta përdorin atë. Në fund, Konventa e Mentreux e qershorit 1936 i shpalli ujërat e Bosforit si ndërkombëtare, por i dha të drejtë Turqisë që të kontrollojë anijet e të gjitha shteteve përveç atyre të Detit të Zi.

Gjatë LDB Josef Stalini kërkoi të ndërtojë një bazë ushtarake afër ngushticës, duke e irrituar rëndë Turqinë dhe kërkuar anëtarësimin e saj në NATO, 1952.

Me rritjen e kërkesës së naftës siberiane dhe eksportet ruse në përgjithësi, Bospfori mori rol edhe më të rëndësishëm. Nafta nga Novorossiysk kalon përmes kësaj ngushtice. Sot nga Stambolli kalojnë 50.000 anije tregtare në vit.

Për t’u kthyer te Marrëveshja e Mentrux, ajo parasheh ndryshimeve çdo 20 vjet dhe rivlerësimi i saj i bie të rishikohet në 2016, ku pritet të jetë mjaft emocionuese pas krizës ruse-turke.

Tani për autoritet turke ka mbetur një zgjidhje që si projekt ekziston nga Sulejmani i Madhërishëm me arkitektin e tij Myanmar Sinanin – projeketin Kanal Isntabul. Kjo do shmangte anijet ndërkombëtare nga Stambolli, duke i drejtuar nga ngushtica e re, dhe nuk do shqetësonte turqit për ta quajtur atë si qytetin e qindpërqindtë turk./Bota sot

Loading...