Prokuroria publike për krimin dhe korrupsionin e organizuar është duke kryer disa kontrolle në firmat e funksionarëve të LSDM-së, duke përfshirë edhe liderin e saj Zoran Zaev për krim zgjedhor në Strumicë, zbuluan burime nga prokuroria, publikon e përditshmja maqedonase ‘Dnevnik’.

Nga Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion informuan se javën e kaluar është organizuar një aksion në Komunën e Strumicës ku janë konfiskuar dy kompjuter dhe janë marr në pyetje 10 persona për vepra penale në lidhje me zgjedhjet dhe votimin e zgjedhjeve në prill të vitit 2014, transmeton zhurnal.mk
“Sipas burimeve, për momentin hetimi po çon në më së paku dy vepra penale: Njëra është bashkimi kriminal dhe e dyta është ryshfeti gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014. Ekzistojnë dyshime se thuajse i tërë kreu i LSDM-së e ka ditur ose ka qenë i përfshirë në krim zgjedhor në Strumicë.
Ashtu si edhe paraprakisht publikuam dhe tani u vërtetua nga hetimi në prokurori, më shumë se 10 persona kanë marr pjesë në tërë aksionin dhe midis tyre edhe funksionarët e LSDM-së.
Nuk ka vërtetim direkt nëse në mesin e të dyshuarve është edhe Zoran Zaev, por urimet komentuan se një pjesë e hetimit po udhëhiqet në drejtimin e firmave të Zaevit dhe në drejtimin e kabinetit të tij si kryetar i Strumicës”, shkruan gazeta maqedonase “Dnevnik”.