Shkruan:Sermet Sulejmani

‘’Haj, medet, haj… – përsëriste Hashepi me të marë ftesën e partive opozitare për një takim me të. – Edhe opozitarë, edhe thonë që shqipen na e paskan bërë ata ‘’zyrtare’’! Sikur ta thoshin këtë gjë ata që janë në pushtet, gëlltitet disi, po ç’kanë këta se…’’ Këtë po e bllaçiste tërë kohën teksa po shkonte në Shkup, e duke i kërcitur gishtat e dorës ‘’krrak-krruk’’.

Hashepi kishte dyshime të mëdha që do t’ia dilte t’ia thoshte troç budallallëkun këtyre opozitarrëve të regjur, prandaj përsëriste të njejtën frazë ‘’pale si do t’më vejnë punët me këta halabakë…?!’’ … Me të zbritur nga taksia, aty përballë përmendores së Skënderbeut, iu ngjit shkallëve me çapat e tij prej malësori, si një korier ushtarak dikur që përbirohej mes dushkut në Kopilaçë, në një kopsht me shkallare të restorantit ‘’Mos më prek në hundë…’’, ku po e prisnin dy burrat: Abdylkasam Billi dhe Sabaudin Silli.

Të dytë këta, këtyre ditëve i kishin përplasur shpatat në një ‘’luftë’’ mediatike se kush i kishte meritat për ‘’zyrtarizimin’’ e gjuhës shqipe, dhe për këtë sebep e kishin ftuar Ushtarin e Mirë Hashep Gazepin që t’u thoshte troç. Sapo e panë, të dytë vrapuan ta përshëndesin me përulësi: – Mirë se erdhe, Gazep! – u rreshtuan të dytë si ushtarët para oficerit të tyre. Njëri nga ata, pa lëvizur gjymtyrët i doli një fjali të atillë sa llastoi edhe vetë Ushtarin e Mirë: – Kemi dëgjuar shumë legjenda lufte për ty, o trim! – iu drejtua me një rrespekt të tepruar, Silli, një burrë i thatë me flokë të gjata e kaçurela.

Hashepit i bëri përshtypje kjo lajkë, dhe sapo rehatoi ‘’pjesën e poshtme të shpinës’’ në një karrige prej druri të lyer me vaj të djegur, dëgjoi një përshëndetje ‘’Selamu-alejkum!’’, kur Hashepi ngriti kokën avash-avash që ta shohë… E ç’të shohë? Qe një zë i hollë ‘’burri’’ që ia futi drithërimën trupit skeletor atij, aq më tepër që ky zë ‘’burri’’ i gjasonte një femre të llastuar, që s’kishte lënë televizion a gazetë pa deklaruar se ‘’po mos ishte ai, shqiptarët sot s’do guxonin të flisnin shqip – as në shtëpi!’’ Hashepi e shikoi vëngër këtë njeri të çuditshëm nga këmbët e deri në kokë.

U përpoq të nxirrte një llaf nga goja por s‘i doli e si doli. Murmuriti plogësht mes buzëve: ‘’O Zot, qenka burrë!’’ Shpejt e shpejtë, nga neveria, uli kokën si një struc e s’foli një kohë të gjatë. Heshtjen e prishi doktor Bashbakani kur porositi kamerierin që t’u sillte diçka për t’u freskuar: – N’go k’tau, – iu drejtua me kulturë kafeneje kamerierit, – mo arro të na bish ene për t’ngran, se k’ta të ‘’Hyrietit’’ kanë pare nga Erdogani!… – O, ooo, kshire be Gazep…meniere ja nisën me konushtis me ‘’speca’’?! Aaa-aaa Gazeeep…! N’ven se me na than ‘’ashkollsën e tejshekyreder’’ çi na e banëm zyrtare guhën shkipe… ki po na shurllon me mesele…! Kallxona drejt, Gazep, a s’kesh une be që edhe Trapit t’Amerikës s’ja çela telefonin? – ia dha Billi me një krenari hulldupi dhe përsëriti emrin e Hashep gabimisht për të tretën herë.

Me ta dëgjuar emrin ‘’Gazep’’, Hashepit iu skuqën veshët e iu trazuan flokët mu si therra iriçi, por meqë kishte ardhë me sebep, shtërngoi dhëmbët e u përmbajt së shari: – Hëm…s’do mend se ashtu është, ‘’zonjushë’’, – e shikoi zhbiruar me sy drejt Billit. – Aaa…elle, elle ti abi, a-a-a?! Po, une, une s’jam ‘’hanme’’ po-po burë… – Epo, as unë s’e kam emrin Gazep, po Hashep… arka-dash… Po, mirë be, turkalec, meqë te dytë po thoni që e paskeni zyrtarizuar ‘’shkipen’’, cili nga ju be e vrau atë arushën e madhe në Runicë?… – Ci-ci-lën ‘’arushë’’… në cilën Runicë?! – hapi sytë Billi si një buall Llopati. – Kush… po… edhe, ndoshta s’e mbaj mend… – Hëm… po atë bollën e madhe në Bellanoc, që gëlltiste delet e fshatit si t’ishin qebap ‘’Destani’’? Hë! Bo-bo-bo…‘sagllam’ ndonjëri nga ju e paska vrarë…! Nejse… ku e lash, – u përpoq ta tejkalonte ironinë Hashepi. – Dëgjoni mirë, more ‘’jeshilçuxhuk’’, shikoni atë burrë në kale… Në kohën e atij burri që po shihni, – drejtoi gishtin Hashepi tek busti i Skënderbeut, – të gjitha fiset shqiptare u bënë bashkë me heroin tonë kombëtar dhe arritën që ta shpartallonin pushtuesin osman.

E jo si ju, vërr-mërr e mërr- vërr, jo unë, jo ky e paska ‘’zyrtarizuar’’shqipen! Turp të keni! Ju duhet të merrni mësim nga Skënderbeu… Hëm, e paskan zyrtarizuar shqipen… Në hamam t’Hyrës e keni zyrtarizu ju shqipen… Po s’u bëtë bashkë si në kohën e tij… – Aaaa, jok abi, aj, aj, gjene… a kon hasëm i muslimanve ene… – ia ktheu, Billi dhe vazhdoi. – Gjergj Kastrijoti ka vra neve për interesa t’Vatikanit…ene… Hashepi u skuq i tëri si luleshtrydhe dhe nga zemrimi përplasi dorën mbi tavolinë dhe lëshoi një piskamë, sa u dridh tërë Kalaja e Qytetit në Shkup. Uluriti me zë malësori: – Mjaaaaft, ooooo taleban! Po si s’të vjen turp të flasësh me këtë gjuhë… Ti s’ditke shqip, e pale… Mbylleee gojën ose ta mbylli unë! A more vesh? ‘’Mora-thuaj’’! … U dëgjua një zë i hollë dhe i shterrur i Billit që kishte futur kokën mes këmbëve, ‘’mo-mo-ra’’!

Hashepi po dridhej i tëri si një thupër shelgjeje, kurse në tavernë ra një heshtje morti. Doktor Bashbakani me një shqipe turkaleci përsëriti fjalët e Hashepit: – ‘’Po, po, të kesh turp!’’ dhe u ul si një dru në karrige. Për ta zbutur situatën, ai tha edhe këto fjalë, por kësaj radhe nga pozita e ‘’uturakut’’: – Na thuaj diçka be trim Kumanove, se vetëm ju na mbetët burra të vërtetë?! … Hashepit i erdhi disi çeherja dhe u ngrit në këmbë për ta mbajtur fjalimin e tij të radhës… – Trim s’isha vetëm unë, atë e gjeta edhe në mesin e ushtarëve… – Po çëlloje be niher, o doktor, se sa asht ‘’skromen’’, o shpajrtin ta hanksha, o Komandant Gazep!… – e ndërpreu njëri nga truprojat. – E para, ooo s’e kam bre emrin Gazep, po Hashep!

Po si s’ma mësuat emrin njëherë, ooo… e, Juve… si jua thonë emrin?… – Kush? Unë! Doktor Bashbakan ene specialist kombëtar dhe ndërkombëtarë për kraje, alis për Neorologji… – Ouu!? Qenkeni doktor i sëmundjeve të kokës e s’mbaki mend një emër si i imi!? Hëm, hëm, po kaq tituj shkencor që paskëni, mjaftoka t’i shërosh një anëtarësi të tërë… Nejse, nejse… ku e lash…? – Te… ‘’i dyti’’… – u dëgjua një zë nga tavolina tjetër e Shkrimtarit Ateist. – Aaa po, po… i dyti. Hëm… a edhe ti e ‘’zyrtarizove’’ gjuhën shqipe?… – Po! Bile ne kemi derdhur edhe gjakun, kurse këta mjekërrcjepër, ishin futur – në ‘’birucë!’’… – u përpoq t’ia kapte hundën Billit, udhëheqësi i partisë Aleanca Verio – Atlantike, Silli, sakaq truprojat e tyre filluan sherrin me grushta ndaj njëri-tjetrit. Për ta shuar sherrin e madh, ku fluturonin pirunë dhe lugë të shtrenjta, ndërhynë të gjithë kamerierët e restorantit, por kot, u desht përvoja ushtarake e Hashepit që ta ndalte gjakderdhjen. – Ore, maskarenj, po si s’keni turp të ziheni për budallallëk?! – Ama… – S’ka këtu, ‘’ama’’, more praz… – ia preu fjalën Hashepi si me çaki Tanishece, Billit.

Kurse ai përsëri me… – Ama neve… neve votat po na i vo-vo… – S’kam ardhur këtu as për ‘’vezë’’ e as për ‘’byrek’’ që të humbi kohë me ju… Ti, tjetri, kush je ti që kaq mirë njihke artet marciale?… – Une?! – zgurdulloi sytë nga qejfi, Mahbiu, truproja e Billit. – Po… kshire, gjene une…jam çok azgan, ene mysliman…ina pi zamanit, venali pi n’kohën e Kara-ka-ra Mahmut Pashës… ene, ene… Gazep, sebep neve u zirtarizau shkipja. A po ma mer vesh…? … Pas pak, në ato çaste mbërritën analisti dhe dashamiri i opozitës, Kamishi. Ai nga afër e kishin ndjekur tërë kohës me frikë të madhe ‘’debatin’’ me grushta që po zhvillohej, mu si lejlekë mbi strofullën e ndonjë plepi, por priti e priti deri sa pushoi ‘’lufta demokratike’’ mes palëve, që ai në fund të shfaqej si shpëtimtar. Përshëndeti shkupjançe ‘’Merhaba, vëllezër!’’ … Hashep Gazepi kur e pa këtë njeri me trup piliveci, kërceu nga karrigja si një gjel në dyluftim, ndërkaq shkrimtari rrebel nga tavolina tjetër po zgërrdhiqej, si një orrospi rruge. Fjalën e mori më në fund, analisti me fytyrë aborigjeni, Kamishi: – Më ngadalë zotërinjë, mos u zini kot.

Pavarësisht që ky provincializëm i pranishëm…mbase në shikim të parë oriental, e ka një të mirë; na ka ruajtur nga asimilimi i koshiencës kombëtare nga një destruktivizëm abuziv e inkluziv, që me shekuj barte një filozofi të dëmshme me determinim determinant dhe degjenerues dhe kishte efekte degjenerimi në sub-koshiencën to… – Ouuu! A, a ke lujt be taëj pi menve?!! Po xhit fol taj be… Mos ije i s’mut a? Po ku ki studirat taëj be çi s’po t’merr vesh asnja… Po folni shëip se m’trenove. Po, haj trëuku e mos m’shurdho… Gjinihall! Po mere be ni piv se na shkon ma majr muabeti? – Jo, jo, se ka një kohë që… është edhe… haram! – Po, mere be nja se s’e praijsh… –Ani be, ani…po e marr një, ama vetëm një, se moti e kam lan! … Shikoi rreth vetes, djathtas-majtas, dhe ‘’ngëk-ngëk-ngëk’’ e zbrazi tërë shishen e birrës ‘’Skopsko’’ sa, iu turbullua një çik shikimi para vetës dhe lëshoi një qjysëm zë : – Ouoo, ohh-oh, m’knaçi be! – fërkoi barkun porsa zbrazi shishen e parë.

Hafëz Xurxulli, këshilltari i Billit, filloi të ulurasë ‘’kuku-kuku-kuku’’, ‘’haram, haram’’… – Ndëgjo, ti ‘’melaqe’’, rakija është e ndaluar për budallenjtë që shkaktojnë probleme… – ia drejtoi një ofshamë neverie Billit dhe thirri: – Kamerier, sillja edhe Billit një të rrushit edhe një sallatë jeshile?! –Jo-o-o-k, Kamish! – ia kthehu Xurxulli, – ti zati, hanedan i kan pa fe… – Nashte une s’marr vesh shumë në fe, be Bill, ama s’marr para kaq shumë si ti nga Erdogani e as kam ‘’mercedes’’e sahata zvic… Përsëri filluan grushtat, por kësaj here të gjithë iu sulën Kamishit ‘’bam-bum, bam-bum’’.

Hashepi i dalë nga kontrolli uluriti si në malin e Kopilaçes: – O të marrë!, – përsëri ngriti dorën drejtë bustit të Skënderbeut dhe filloi të shajë me zë: – Uuu… po ju s’qenkëni shqiptar, he shkofshi të gjithë në ‘’rrotë të s’amës’’, he talebanë të mutit! Ju të gjithë e keni zyrtarizuan shqipen?! Bo-bo-bo, këta qenkan ‘’teslim hajvan’’! – Hashepit djersët po i rrëshqisnin si vesë vjeshte gjersa po i shikonte këta donkishotë që po krekoseshin e desh u vranë për ‘’suksesin’’ që e kishin arritur në parlament me nga dy deputetë dhe foli me veten e tij. -Haj-haj, vaj me det për popullin që ka varur shpresën te kjo opozitë për ”ibret”, që don të marrë një ‘’meritë’’, për të parë pagëz dritë! – tha në fund me zë të shterrur Ushtari i Mirë Hashep Gazepi, dhe iku dhe u tret…

Loading...