Skuadra e Korabit nga Dibra do të jetë pa sulmuesin Aleksandar Celeski dhe mbrojtësin Lleshi në derbin e fundjavës kundër Struga Trim Lum.

Celeski do të mungojë për shkak të pesë kartonëve të verdhë, kurse Lleshi është i lënduar.

Mungesa e këtyre dy futbollistëve do të thotë shumë për skuadrën që drejtohet nga trajneri Mensur Nexhipi.

Korabi dhe Struga Trim Lum, që konsiderohet si derbi shqiptar, do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 14:30 minuta në stadiumin e qytetit në Dibër. Në këtë ndeshje pritet që tifo grupi “Sokolat” të krijojnë një ambient të rrallë sportiv.

Pas javës së 15-të në LDFM-perëndim, Korabi është në vendin e katër me 21 pikë, kurse Struga Trim Lum në pozitën e parë me 29 pikë.