Skuadrae Shkupit edhe një herë ka marrë fitore në një duel që ka luajtur në transfertë. Kësaj radhe viktimë e Shkupit ka qenë ekipi i Metalurgut që është mundur me rezultat minimal 1:0. Shkupi në këtë ndeshje ishte futur me shumë vetëbesim, duke potencuar edhe para ndeshjes se nuk do të dëshironin asnjë rezultat tjetër, përveç se fitores.

Që në fillim të ndeshjes që është luajtur në Veles me kërkesë të nikoqirëve, Shkupi e filloi me sulme të sheshta,me sulmuesin klasik Demir Huesinin, ndërsa Florent Osmani ishte ai që dërgonte topa nga ana e majtë,ndërsa nga ana tjetër kishte koreanin Bae Boemgeun.

 

_DSC8124

Edhe pse në disa tentime Shkupi ishte shumë afër për të shënuar kështu nuk ndodhi deri në minutën e 40. Aksioni nisi nga Demiri i cili vuri në presion mbrojtjen nikoqire, duke marrë topin që e godfiti fort,por topi u kthye deri të Osmani, i cili bukur asistoi te koreani Bae, për të shënuar golin e tij të parë, që doli në fund të jetë fitues që i solli Shkupit tri pika me shumë vlerë.

“Jam tejet i gëzuar që më në fund kam thyer dhe unë akullin dhe kam shënuar gol. Ishte ndeshje e vështirë pasi  ndeshjet që pasojnë do të jenë thjeshtë finale për ne por dhe kundërshtarët tanë,që dëshirojmë ti ikim pozitave të rrezikut që dërgojnë në “play-out” . Shpresoj të mbesim në këtë formë të marrim dhe ndeshjen e radhës kundër Bregallnicës me shumë qetësi dhe të mbetemi në pozitën e qetësisë”, tha koreani Bae.

_DSC8115

Skuadra e Shkupit edhe në pjesën e dytë ishte kundërshtarë shumë më i mirë, futbollistët në disa rast u gjetën para portës kundërshtare në mundësi shënimi, por nuk konkretizuan. Mbrojtja e Shkupit edhe në këtë ndeshje u treguar e fortë, duke i bërë ballë sulmeve të Metalurgut,ndërsa në fund festa ishte e gjitha bardheblu,pasi tribuna e stadiumit të qytetit në Veles ishte e tëra nën sundim të “SHVERCERAVE”  dhe një numri të madh të tifozëve të tjerë që deri në minutën e fundit ashtu si zakonisht nuk e ndalën animin e tyre korrekt. Skuadra e Shkupit ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së 12-të e luan të mërkurën (28.10.2015) me fillim në orën 13:30 në stadiumin e Çairit ku për kundërshtar ka ekipin e Bregallnicës.

Kryetari Ejup Ademi: Jam i kënaqur me lojën e futbollistëve

Edhe një herë kryesia e FC Shkupi është treguar se edhe në humbje edhe në fitore i jep përkrahje të madhe skuadrës, por edhe tifozëve të saj të cilët edhe në kësaj radhe ishin në numër të madh në Veles. Kryetari Ejup Ademi mes tjerash ka thënë se skuadra ka një ecuri të mirë, edhe përkundër disfatave që pësoi në dy ndeshjet e fundit në kampionat.

_DSC8256

“Jemi shumë të kënaqur nga paraqitja e futbollistëve tanë. Mos të harrojmë se ne e gjetëm klubin në Ligën e katërt, ndërsa vit pas viti kemi avancuar, duke e mbajt premtimin tonë, që Shkupin do ta sjellim në Ligën e Parë, aty ku e meriton. Ne shpresojmë që do të bëjmë më të mirën, që këtë sezon dëshirojmë mbijetesën, ndërsa shpresoj që do të vijnë ditë edhe më të mira për klubin tonë”, ka thënë Ademi. / fcshkupi /