Të enjten (27.12.2018) në ora 5 e 30 minuta, në Aeroportin e Shkupit për dalje nga Maqedonia është paraqitur personi me pasaportë ku ka figuruar si K.N. (22) nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit është konstatuar se pasaporta në faqen biometrike tërësisht është falsifikuar. Më vonë personi ka ofruar edhe letërnjoftim serb dhe leje për vozitje, për të cilat poashtu është konstatuar se janë të falsifikuara, shkruan Gazeta Lajm. Pas kontrollit të kryer detal, në portofolin e tij është gjetur letërnjoftim kosovar me ermin e vërtetë. Personi është arrestuar për procedurë të mëtejme.

Loading...