Kryekuvendari njëherësh lider i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për statutin e Trepçës, njofton Klan Kosova.

Një ditë më parë, është diskutuar për idenë e Serbisë se për Trepçën mund të diskutohet në dialogun final Kosovë-Serbi Ndaj kësaj çështjeje kanë reaguar drejtues institucional të Kosovës në mesin e të cilëve edhe shefi i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka thënë Veseli.

Foto: Klan Kosova
Loading...