Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës nesër në orën 9:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

“Seanca është caktuar në orën 9 me kërkesë të kryeministrit”, deklaroi Veseli, duke informuar se për në orën 10 është paraparë të mbahet një seancë e rregullt kuvendore.

Platformën për vazhdimin e negociatave me Serbinë e hartoi ekipi negociator i formuar nga Kuvendi, ndërsa me atë udhëheqin zëvendëskryeministri dhe lider i Partisë Nismës Socialdemokrate (Nisma), Fatmir Limaj dhe kryetari i Prishtinës dhe lider i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti.

Duke paralajmëruar se Platforma do të gjendet në Parlament gjatë javës, Limaj dje deklaroi se pret ajo të votohet nga deputetët, me çfarë, siç tha, “Kosova do të ketë qëndrim zyrtar për dialogun me Serbinë”.