Dega e “Youth Initiative for Human Rights” në Kosovë (YIHR KS) ka ftuar të gjithë aktivistët dhe aktivistet e saj, sikurse edhe qytetarët që të mblidhen para stacionit policor në Prishtinë në mesditë, por edhe në Drenas, për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar brenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.

Skandal në Kosovë, e mitura përdhunohet nga mësuesi e polici, e më pas aborton.

“Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar me një të mitur nga Drenasi, na tronditi të gjithëve, e kjo kërkon reagim mbarë qytetar. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera të zhvillohen në heshtje”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

Sipas tyre, Policia e Kosovës ka për detyrë të mbrojë qytetarët, e jo të fshihet pas krimeve të tilla.

“Së bashku duhet të qëndrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla të mos përsëriten më. Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen”, thuhej në reagimin e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut.

Loading...