Një pjesëtar i komunitetit serb-pjesëtar i FSK-së në Kosovë, ndërsa ishte duke udhëtuar me veturë private, pasi është ndalur në fshatin Mogillë të Kllokotit, është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, të cilët i kanë dëmtuar edhe veturën. Policia njofton se personi i sulmuar pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore është lëshuar në shtëpi. Njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar. Ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Loading...