Ambasada amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media njofton se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kampin Bondsteel në Kosovë.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Kosovë.