Një kirurg kinez është përshëndetur si një hero pasi ka punuar rreth 20 orë pa ndërprerë për të shpëtuar pacientët me urgjencë.
Një fotografi prekëse tregon kirurgin ortopedik Luo Shanpeng të cilin e zë gjumë në tavolinën e operimit, pas ri-bashkimit të krahut të prerë të një punëtori migrant.

Ai ishte duke fjetur në tryezë dhe shihet duke mbajtur ende krahun që sapo i kishte lidhur pacientit.

Ai kishte kryer pesë operacione dhe operacioni i tij i gjashtë zgjati për tetë orë, shkruan Daily Mail.

“Duke e parë atë, zemra ime u dobësua” tha infermierja që e kishte marrë në konsideratë foton e kolegut të saj. Fotoja ka shkuar virale pasi u shfaq në WeChat, një platformë kineze për mesazhe.

Ai i tha gazetës lokale se ai kishte punuar gati 20 orë pa pushim deri atëherë. Ai e mbajti krahun e pacientit, sepse pacienti ishte ende nën anestezi të përgjithshme

Duke folur për platformën Pear, kirurgu Luo tha se megjithëse ishte i lodhur në atë kohë, ai pranoi të kryente operacionin pasi ai mendonte se mund të përqendrohej ende.

Luo vendosi të kryente një operacion emergjent për pacientin pavarësisht faktit se ai kishe kryer orarin e punës.

Loading...