Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ka deklaruar së në vitin 2016 ekonomia globale nuk ka shpresa të rritet por përkundrazi.

Situata në SHBA, rënia e Kinës, refugjatët, terrorizmi dhe rënia e çmimit të naftës janë faktorët e frenimit të rritjes së parave në qarkullim.

Lagarde, shefja e FMN-s, tha se ky zhvillim do të jetë zhgënjyes dhe shkaku i kësaj gjendje janë veprimet që destabilizojnë ekonominë e disa vendeve të botës duke përfshirë këtu edhe ekonominë e Amerikë.

Rritja e përfitimit të kredisë nga qeveria e SHBA-së dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike të Kinës janë faktorë destabilizues në ekonominë e botës, prandaj niveli i shkëmbimeve tregtare në botë ka shënuar rënie në mënyrë të paparë deri më tani.

Christine Lagarde, ka theksuar gjithashtu se rënia e çmimit të mallrave është rrezik tjetër që kërcënon ekonominë e botës dhe indekset monetare në shumë vende të botës kanë shënuar rënie për shkak të kërcënimeve financiare me të cilat përballen tregjet e ekonomive të reja të botës.

Rënia e nivelit të prodhimit, rritja e moshës së njerëzve në vendet e zhvilluara dhe pasojat e periudhës pas krizës, konsiderohen faktorë të tjerë që pengojnë rritjen ekonomike në botë. Ndërkohë, pasi u bë bilanci i një viti, analistët arritën në përfundimin se Europa është goditur nga disa kriza ekzistenciale, nga ajo e kolapsit financiar grek, tek fluksi i pakontrolluar i refugjatëve apo deri tek sulmet terroriste të Parisit, ndaj edhe parashikimi i tyre për 2016-n është se do të jetë një vit i rrëmujshëm.