Një fotograf nga Newcastle, ka fotografuar një krijesë në një liqen australian në perëndim të vendit. Ai është Ethan Tipper dhe ka postuar fotografinë në rrjetet sociale, duke kërkuar një mendim prej miqve të tij për të gjetur se për çfarë bëhej fjalë.

Sipas “Daily Mail”, imazhi është shpërndarë me mijëra herë, ndërsa komentuesit janë ndarë kryesisht në dy grupe. Pjesa dërrmuese e tyre thotë se bëhet fjalë për një imazh të modifikuar dhe joreal, ndërsa të tjerë thonë që bëhet fjalë për një krijesë prehistorike.

Por, Mark McGrouther, i cili është eksperti i peshkimit në Muzeun Australian, ndan një tjetër mendim. Ai thotë se bëhet fjalë për një ngjalë të llojit “heshtë”, që me gjasa ka rënë në rrjetën e peshkatarëve. Këto ngjala, thotë ai, rriten deri në 1.8 metra.

Sipas tij, ngjalat “heshtë” rrallë bien në rrjetë, por kur bien janë të dhunshme dhe shpesh detyrojnë peshkatarët që të këpusin rrjetat e tyre duke i lënë të lira”, thotë ai.

Ngjalë, krokodil, delfin, imazh i modifikuar apo krijesë prehistorike? Askush nuk jep dot një përgjigje me 100 për qind siguri për momentin.