Kryeministri australian Scott Morrison ka nxitur reagime të ashpra me postimin e një fotografie të familjes së tij – pasi shumica e atyre që e kanë parë fotografinë e kanë vërejtur se bëhet fjalë për një ndërhyrje me efekte speciale “Photoshop”.

Fotografia e postuar në ueb-faqen zyrtare të kryeministrit australian, shpejt hasi në akuza nga përdoruesit e rrjeteve sociale për shkak të editimit të fotografisë.

Në fotografi Morrison shihet i ulur afër vajzave Lily dhe Abbey dhe gruas Jenny. Por, ishte një detaj që ua kapi syrin të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin.

“Kryeministri jonë kishte një atlete të bardhë të edituar me Photoshop për fotografinë e re”, ka shkruar një komentues përbri fotografisë.