Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij Hashim Thaçi dhe ministrat tjerë ka bërë homazhe tek varri i ish – presidentit Ibrahim Rugova në dhjetë vjetorin e tij të vdekjes.

Pas homazheve, Mustafa vizitoi edhe familjen e presidentit Rugova, e po ashtu dhuroi një libër për gruan e ish – presidentit Rugova.

Mustafa çmoi lart mundin dhe veprën e ish – presidentit, ndërsa morri mirënjohje nga gruaja e ish –presidentit duke e falënderuar për nderimet në të njëjtën kohë.

​Presidentja nderon me homazhe Presidentin historik Ibrahim Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ka vizituar sot varrin e ish – presidentit Ibrahim Rugova, në dhjetë vjetorin e vdekjes së tij.

Jahjaga ka çmuar lart veprën e ish – presidentit duke thënë se Rugova është presidenti historik i Kosovës.

Në këtë vend Jahjaga ka dhënë disa përgjigje të shkurtra në pyetjet e disa gazetarëve të cilët e pyetën atë rreth zgjedhjes së presidentit dhe kandidimit të saj për këtë post.

Jahjaga, tha se gjithçka është e shkruar me kushtetutë dhe se mandati i saj përfundon në muajin prill.



Beqiri: Kjo s`është Kosova të cilën Rugova do të donte ta shihte

Ismet Beqiri sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova tha se kjo nuk është Kosova të cilën Rugova do të donte ta shihte.

Ai ka shtuar se edhe pse kaq kohë pas vdekjes, ky popull dhe ky vend po vazhdojnë ta ndjejnë mungesën e Ibrahim Rugovës.

Fatmir Sejdiu te Rugova vetëm me gruan

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në 10 vjetorin e vdekjes së themeluesit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugovës, te varri i tij ka bërë homazhe i shoqëruar nga bashkëshortja.

Fatmir Sejdiu nuk u është bashkuar anëtarëve të tjerë të LDK-së që sot kanë bërë homazhe para varrit të ish presidentit të Kosovës.

Sejdiu është “Kryetar Nderi i LDK-së” dhe ishte në pozitën e të parit të shtetit nga 10 shkurti i vitit 2006, deri më 27 shtator të vitit 2010.

Agim Veliu e nderon Presidentin Rugova

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në 10 vjetorin e vdekjes së tij.