Lideri opozitar grek Kirjakos Micotakis ka thënë se zyrtarët në Shkup duhet të jenë të vetëdijshëm se do të përballen me “rezistencën kombëtare greke” nëse vazhdojnë të kërcënojnë interesat e Athinës. Micotakis, qytetarëve u sqaroi çfarë mund të bëjë Demokracia e Re dhe çfarë ai personalisht do të bëjë pasi që tashmë ekziston marrëveshje e ratifikuar ndërkombëtare: do ta shfrytëzojë të drejtën e vetos në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, do të luftojë t’i mbrojë prodhimet e Greqisë dhe Maqedonisë dhe do të propozojë plan të zhvillimor të fuqishëm për Greqinë e Veriut. Lidhur me prodhimet tregtare tha se sot, “qindra biznese në në emër të tyre e kanë mbiemrin ‘maqedonas”, në thelb janë të pambrojtura”. Lideri i Demokracisë së Re dërgoi edhe kritika të ashpra deri te kryeministri grek. /SHENJA/