Qyteti i Shkupit sërish do të jetë qendër europiane në shah, shkruan gazeta Lajm.

Në fakt, nga 18-29 mars të kërij viti në hotel “Hilton” do të zhvillohet kampionati individual në shah klasik, në të cilin do të luhet sipas sistemti zviceran prej 11 xhirove. Tani për tani janë paraqitur 360 shahistë, prej të cilëve mbi150 kryemjeshtër.

Ky kampionat organizohet nga Federata e Shahut e Maqedonisë dhe kryetari i saj Bllagoja Bogoevski.

“Jam i kënaqur nga punët e deritashme. Do të jetë një organizim i mirëfilltë. Shpresoj se do të marrin pjesë mbi 400 shahistë, me tituj të ndryshëm. Fondi shpërblyes arrin në 100 mijë. 21 shahistët më të mirë do të garojnë për në top 100, të cilët më pas do të marrin pjesë në kampionatin botëror në shah. Prezent do të jetë edhe kampioni aktual në blitz, Artemiev, kampioni aktual europian, Ivan Saric dhe shumë emra të tjerë europian të shahut. Në europian do të jetë i pranishëm edhe legjenda e shahut Anatolij Karpov, si dhe kryetari i FIDE, Arkady Dvorkovich”, informoi Bogoevski, kryetar i FSHM-së.

Do të jetë prezent edhe kampioni Kosovës, Nderim Saraci. Pjesë e referimit do të jetë Agim Shemshiu, gjyqtari i ri europian, për të cilin do të jetë kjo një përvojë e re, pas europianit në rapid dhe blitz, vitin e kaluar./lajm