Pas prmieres boterore ne Oldenburg International Film Festival nëGjermani dhe Calgary European Film Festival, filmi “Kthimi” i Kastriot Abdylit do te prezentohet edhe në edicionin e 67 të International Filmfestival Mannheim-Heidelberg nëGjermani, i cili mbahet nga data 15-25 Nëntorë, 2018.
Filmi do të shfaqet në 5 termin dhe atë dy në qytetin e Mannheimit me datë 16 dhe 18 Nëntorë si dhe në qytetin e Heidelberg në tre termin 15, 17 dhe 19 Nnëntorë.
Ku njëherit paraqet mundësi të mirë për komunitetin shqipatrë në kto dy qytete dhe rethin për ta parë një film shqipatrë.
Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimin si fenomen te shqiptaret, si dhe kontarditave qe sjllell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqipatre. Ku vë në pah peshën e Besës dhe nderin e femrës shqipatre.
Regjisorë dhe skenaristi filmi”Kthimi” është Kastriot Abdylit, ko-skenarist Isa Qosja, Drejtor Fotografie Vlatko Samoilovski, montazha Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, Kostumograf izaet Curri, Skenograf Zeni Ballazhi, ku luajn Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini ,Hamdi Rashiti ,Muqbajadin Qamili,Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.
Filmi Kthimi është bashkë prodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.