Pas një dekade kampanjë se viti që vjen është me rëndësi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe e njëjta vazhdon edhe sot.
Si duket atë që dje na e lejonte Kushtetuta nuk na e lejonte ligji, e sot atë që na e lejon ligji a po na ndalon individi ?
Absurdi në këtë rast qëndron në atë se, politika shqiptare tash në Maqedoninë Veriore për të satën herë rah gjoksin se na u zyrtarizua Gjuha Shqipe në aspektin ligjor edhe atë në nivel Republikan gjë e cila edhe përfundimisht mori epilogun përfundimtar me shpalljen e këtij ligji në gazetën zyrtare. Si dëshmitarë se pas ndryshimit të emrit nga FYROM në Maqedonia Veriore filloi edhe ndryshimi i tabelave treguese sipas marëveshjes së Prespës në të cilat tash më gjuha Shqipe duhet të gjej vendin e saj të merituar në të gjitha nivelet, por fatkeqësisht ajo sot nuk ndodhi! Si sot më kujtohet deputeti Grubi, i cili ironizoi me VMRO-në se tash emrin e subjektit politik të tyre duhet shënuar edhe në gjuhën Shqipe sipas ligjit dhe kushtetutës.
Pasi Greqia njoftoi Maqedoninë Veriore se e ka ratifikuar marëveshjen dhe protokollin për antarësimin e Maqedonis Veriore në NATO, menjëher sipas marëveshjes së Prespës filloi edhe zbatimi i saj por jo edhe zbatimi i Ligjit për gjuhën Shqipe.
Në momentin kur menduam se me ndryshimet e fundit Kushtetuese morën fund edhe problemet “Politiko-Juridike” sërish vjen në shprehje mosfunksionimi i shtetit multietnik dhe urejtja patologjike ndaj shqiptarëve ose ndryshe mashtrimi i radhës ndaj popullatës nga “Liderët” protagonist të ngjarjeve ku shqiptarët jan të tallur në të gjitha instancat shtetërore.
Për fat të keq në këtë rast “individi” është qeveria e në qeveri kemi mjaft nga ata që flasin shqip me aminin e padronit të qeverisë, me arsye se po u bje rejtingu e jo halli i shqipes. Komandanti sikur ishte njeri serioz dhe s’duronte tallje!
Komandant ju that se, nuk “lejoni tallje” dhe “spërkatje” nga fëmijët, e nga ana tjetër po të tallin dhe spërkatin, bashk me ti edhe neve, edhe atë nga shumë më larg, nga Strumica!
Cilit ti flasim për shqipen ligjit apo kanunit?!
Uroj që kjo shqipe të mos ketë fatin e shqipes së deri sotme…

Loading...