Pavarësisht premtimeve të shumta prej vitesh për hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stancic një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, raporton Gazeta Lajm.

Kjo është rruga që çon nga fshati Sllupcan i Likovës drejt kufirit me Kosovën, por e njejta është krejtësisht e papastruar nga bora e cila ka rënë para disa ditëve. Ekipi i Lajm.tv tentoi të shkojë deri te gurët e kufirit por, kjo gjë ishte e pamundur për shkak të rrugës së papastruar.

Gjatë rrugës nuk vërehej asnjë veture deri në fshatin Bellanoc.

Pastrimi i kësaj rruge të harruar nga autoritetet si duket do të ndodh vetëm atëherë kur të përmirësohet moti.

Hapja e kësaj pike kufitare do të shkurtojë për tre herë rrugën nga Kumanova deri në Gjilan të Kosovës. Megjithatë edhe pse hapja e kufirit premtohet nga politika me vite, ende nuk dihet kur do të ndodh një gjë e tillë.

Kur do të hapet kufiri??? Kësaj pyetje që i vë në siklet politikanët mbase më së miri mund t’i përgjigjet plaku i Llojanit dhe ai i Sllupcanit./ Gazeta Lajm & Lajm.tv

Kufiri Bellanoc-Stançiq mbetet i mbyllur, rruga e papastruar nga bora. Kur do të hapet kufiri? (VIDEO)

Kufiri Bellanoc-Stançiq mbetet i mbyllur, rruga e papastruar nga bora. Kur do të hapet kufiri? (VIDEO)

Gepostet von Lajm TV am Samstag, 19. Januar 2019

 

Loading...