Rrugët kryesore të Kumanovës janë të mbuluara nga bora. Autoritetet lokale të qytetit janë treguar të paafta për të pastruar rrugët kryesore, ndërsa lagjet anësore i ngjajnë pistave të skiimit. Situata e vështirë paraqitet edhe në daljet e qytetit, respektivisht në rrugët që shpijnë drejt komunës së Likovës dhe Shkupit. Shoferët vështirë përballen me situatën. /Gazeta Lajm & Lajm.tv