Me 07.01.2019 në ora 16.15 në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme në hyrje të Republikës së Maqedonisë pas kontrollit të doganës në hapësirën e bagazhit në veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga A.S.(23) nga Kumanova, dhe si bashkëudhëtar ka qenë R.L.(19) nga Kosova është gjetur një femër pa dokumente, transmeton Almakos.

Nga biseda e kryer është deklaruar se bëhet fjalë për K.S.(20) nga Kosova.

Personat janë arrestuar për procedurë të mëtutjeshme.