Nën moton “Nëntori me KumanovART” mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës ”Trajko Prokopiev” në Kumanovë u mbajt ekspozita dhe koncerti me muzikë klasike për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit të organizuar nga një grup i artistëve nga qyteti i Kumanovës dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës. Salla ishte e vogël për të gjithë artadashësit kumanovarë që kishin ardhur të përcjellin këtë manifestim festiv, prandaj edhe korridoret ishin të mbushura përplot me publik.

Manifestimi filloi me himnin kombëtar, interpretuar nga tenori Ismet Vejseli. Kori i Fakultetetit të Arteve pranë Universitetit të Tetovës performoi një program të begatshëm artistik, që kishte përfshirë gjashtë vepra si “Dasma Arbëreshe” nga Rauf Dhomi, “Në shendin ulqinak” nga Lorenc Antoni, “Mërgimi” nga Selami Kolonja, “Kroi i fshatit tonë” nga Kristo Kono, “Qomilja” nga Rauf Dhomi si dhe “C’u mbush mali” nga Vasil Tole nën dirigjimin e dirigjentit Arifikmet Xhemaili.

Aulona Limani para publikut perfomoi me një koreografi baleti. Pak siklet në mesin e pushtetarëve prezentë në sallë solli, Albrim Nexhipi duke recituar poezinë “Hakërrime” nga autori Ali Asllani, e cila përmban vargjet e njohura : “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka”. Me brohorima u prit paraqitja e solistit nga Kumanova, Sokol Latifi, i cili performoi me këngën “Rrjedh në këngë e ligjerime”.
Në këtë manifestim u dekoruan të gjithë ata që kontribuan për realizimin e tij.

KumanovART treguan që e çmojnë artin dhe kulturën (VIDEO)

KumanovART treguan që e çmojnë artin dhe kulturën (VIDEO)

Gepostet von Lajm TV am Donnerstag, 29. November 2018