Kohët e arta nuk harrohen! Periudha kur klubi i futbollit Prishtina dërrmonte ekipet e ish-Ligës së Parë Federative të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia, si Crvena Zvezdën e Beogradit, Partizanin e Beogradit, Dinamon e Zagrebit etj. Fadil Vokrri ishte një kapiten i palodhshëm i asaj periudhe në klubin me renome Prishtina. Një foto interesante, kur Fadil Vokrri ishte ushtar i shtetit që nuk ekziston më. Vokrri në foto është me ish-futbollistët e njohur, Zvonimir Boban që atëkohë luajti për Dinamon (njihet si futbollist që në vitet e 90-ta pra me 13 maj në takimin Dinamo-C. Zvezda, ku ndodhen trazirat në stadiumin në Maksimir dhe ai godet policin në fushë në mbrojtje të lojtarëve), Alosh Asanoviqin e Hajdukut të Splitit, Dejan Saviçeviqin që nga Buduçnosti shkoi në C. Zvezda e Darko Pançev nga Vardari në C. Zvezda. Kjo fotografi është postuar nga gazetari sportiv Arbër Avdyli.

Loading...