Një shembull se sa përfitojnë shqiptarët kur largohet BDI-ja pritet të jetë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Me ardhjen e Oliver Spasovskit të LSDM-së në postin e ministrit dhe largimin e Zemri Qamilit të BDI-së nga posti i zëvendësministrit, ueb faqja e MPB-së pritet të bëhet në gjuhën shqipe, shkruan “Zhurnal”.

Kuadrot e BDI-së vite me radhë kanë mbajtur potin e zëvendësministrit në MPB , mirëpo është pikëpyetje e madhe nëse ueb faqja e kësaj ministrie do të bëhej në gjuhën shqipe, po të mos largohej kuadri i kësaj partie nga posti zëvendësministër.

Ministri i ri i MPB-së nga radhët e LSDM-së Oliver Spasovski duket se do e bëj hapin e parë që ueb faqja zyrtare e dikasterit që e drejton ai të jetë edhe në gjuhën shqipe, krahas asaj maqedonase dhe gjuhës angleze.

Duket se ministri Spasovski do e merr këtë guxim që paraardhësit e tij në këtë ministri as që kanë marë ndonjë hap të tillë pasiqë gjuha shqipe ju ka penguar shumë.

Edhe pse me kushtetutën e vendit dhe ndryshimet e fundit që janë bërë secili institucion shtetërorë duhet që të informojë në të gjitha gjuhët zyrtare në vend siç janë gjuha maqedonase dhe ajo shqipe, institucionet që drejtohen nga VMRO-ja as që kanë bërë ndonjë ndryshim në këtë drejtim.

MPB-ja si një nga dikasteret më të ndjeshme në vend duket se më në fund do të ketë një epilog të mirë derisa qytetarët shqiptarë do të mund të informohen përmes faqes zyrtare edhe në gjuhën shqipe.