Së pari duhet theksuar se Gjykata Supreme në bazë të normës kushtetuese dhe Ligjit mbi gjykatat ka kompetencë për të sjellë Mendime Juridike për çështje konkrete. Krejt, me qëllim që zbatimi i ligjeve për çështje konkrete të bëhen në mënyrë të unifikuar nga të gjitha instancat e gjyqsorit në vendë. Dhe kuptohet si gjith kundi në botë këta mendime , për nga fuqia e autoritetit kanë ndikime në instancat më të ulta të gjyqësisë.

I.
MENDIMI JURIDIK i Gjykatës Supreme i sjellur dje lidhur me nenin 22 të ligjit për Prokurorinë e Përgjithshme Speciale, PSP-në jo vetëm se e ka ,,gjunjëzuar,, por në një farë forme e ka hendikepuar në veprimin e saj konform ligjit dhe kompetencave të përcaktuara.

Informacionet flasin se nga gjthsejtë 17 gjyqtarë vetëm dy kanë patur mendim të ndarë dhe ndryshe. Dhe në këtë kuptim, parimisht gjykata ka vendosur në bazë të tekstit eksplicit të nenit përkatës , se afati për ngritje të aktakuzva është 18 muaj nga dita e vënjes nën juridiksion të lëndës përkatëse. Dhe sipas kësaj gjykata ka konstatuar se afati ka skaduar më 01 korrik 2017. Pas këtij afati PSP nuk ka të drejtë të ngritë akatakuzë apo të zhvillojë procedura para hetimore apo hetimore ka konstatuar supremja.
Edhe pse ky konstatim i gjykatës nuk është në përputhje me Kodin Penal dhe ligjet tjera , megjithate si duket gjykata ka pasur para syshë se Ligji për PSP është Ligj Special (lex specialis) dhe parimisht në drejtësi ligji special i derogon të tjerat.

II.
Çka nuk ka përfillur kolegiumi i kësaj gjykate ?

Së pari, duke pasur para syshë se kjo gjykatë deri para disa ditësh kompetencën për të sjellur Mendim juridik për një çështe përkatëse e ka patur ( Exo fficio) me fuqi të ligjit ekskluzivisht me iniciativë vetanake. Kjo gjykatë është indikative se këtë gjë nuk e bëri më shumë se një vit e gjysëm nga 01.korrik 2017.

E pse tani e bëri ?

Sepse para disa ditësh kuvendi miartoi plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi GJYKATAT dhe këtu mazhoranca etabloi mundësinë që mendim juridik nga Gjykata Supreme mund të kërkojnë edhe Avoketët si palë mbrojtëse dhe të jerë.Dhe mendimi juridk në fjalë u sjellë me inicijativën e palës mbrojtëse të dy lëndëve të ngritura nga PSP.

Pra ndërhyrja në këtë mënyrë në Ligjin mbi gjykatat ashiqare të lenë të dyshoshë se pushteti ka vendosur ndikimin e tij ndoshta për pazare politike për favoret të ndryshme, duke i mbuluar ato gjoja me interesa më të mëdhaja shetërore.

Pazaret mund të dyshohen edhe për faktin se qeveria si menaxhuese me shtetin , pa të drejtën për të ndërhyrë në gjyqësorë , por me të drejtën e kompetencave që ka ,nuk i vuri në procedim për të shkarkuar kryetarin e Gjykatës Supreme të etabluar nga nomenklatura e kaluar pa plotësuar kriteret ligjore, e ndërkaq ai është i pari që ka administruar këtë mendim juridik mbase ndoshta edhe ka votuar PRO kuptohet si e drejtë e tij. Pra ,kryetari aktual i Gjykatës Supreme së pari në këtë detyrë u emrua nga qeveria Vmro-Bdi gjithmon vetëm me prëvojën e avokatit por pa asnjë ditë praktikim në gjyqsorë si gjykatës në ndonjë instancë. Dhe ajo çka është më indikative, maxhoranca këtë nuk e largoi nga detyra edhe për kundër faktit se PSP ka konfirmuar se i njëjti është i përfshirë në konektimet me pushtetarët e lartë për pazare dhe konstrukte të ndryshme. zatën fare shkurt opinioni bile e pat dëgjuar në një materijal përgjimi të publikuar nga opozita e atëhershme .

III.
Pse Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për PROKURORINË E PËRGJITHSHME të RM nuk u procedua më parë, por tek tani është në procedim në kuvend ?

Po të ishte proceduar me kohë ligji në fjalë ,lehtësisht aty do të përcaktohej vazhdimi i kohzgjatjes për ngritjen e aktakuzave. Mbase edhe në tekstin e Propozim-ligjit parashikohet që PSP të inkorporohet në Prokurorinë e Përgjithshme me kompetenca të përcaktuara dhe me financim të posaçëm. Pra një digaster i veçantë në PP për të ndjekur korrupcionin e formatit të lartë.

Deri në fazën përfundimtare pritet që të shihet se si do të jetë teksti final i ligjit në fjalë dhe si do të duket riformatimi i Prokurorisë së Përgjithshme.

IV.
Sa është fuqia e Mendimit juridik të Gjykatës Supreme ?

Pra Mendimi juridik parimisht nuk ka fuqinë e ligjit, mbase gjakatat veprojnë sipas Kushetutës, ligjeve dhe normave ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi. Shih nga kjo Mendimi juridik parimisht vlenë për gjykatën që e ka sjellur. Por siç thamë më lartë. fuqia e AUTORITETIT të gjykatës pa dyshim se ka ndikim shumdimensional në instancat më të ulta të gjyqsorit. Dhe në këtë kuptim, edhe sikur instancat themelore dhe të apelit të mos e respektojnë këtë mendim jurisik, lëndët përkatëse do të rëzoheshin pas ankimimit nga Gjykata Supreme sepse për ata mendimi juridik ka karakter OBLIGATIV dhe si rrjedhojë lëndët do të binin edhe në Gjykatën ndërkombëtare.

V.

Por cili është argumenti i vetëm për të kundërshtuar këtë qëndrim të Gjykatës Supreme ?

Ndaj mendimin se për shkak të eksplicitetit për afatin që është përcaktuar në nenin konkret të Ligjit për PSP, argument i vetëm por i FUQISHËM për të shpërfaqur këtë ndërhyrje të Gjykatës Supreme ka të bëjë me sa vijonë ;

Afati i përcaktuar prej 18 muajve në nenin përkatës është ANTIKUSHTETUES sepse;

– E para, është afat i përcaktuar nga liderë politik e i votuar në ligj nga kuvendi (PAZAR POLITIK) i cili në fakt cënon rëndë SUNDIMIN E SË DREJTËS si parim themelorë i rendit kushtetuese dhe në aspektin e BARAZISË është DISKRIMINUES në favor të eltave politike karshi qytetarëve të tjerë. Pra si është e mundur sipas KODIT PENAL për të gjth qytetarët tjerë për PARASHKRIMIN apo VJETËRSIMIN e veprës të vlejnë AFATE TJERA TË GJATA e ndërkaq për veprat penale të PUSHTETARËVE të pandehura sipas INDICIJEVE në materijalet e përgjimit afati të jetë EKSPLICIT 18 muaj. Ja këtu qëndron diskriminimi, fakt të cilën Gjykata Supreme nuk e ka përfillur, ndonëse pa përjashtuar mundësinë e ndikimeve politike edhe nga pushteti aktual.Nuk ka përfillur as sugjerimet dhe interpretimet e Komisionit të Venedikut lidhur me Ligjin e PSP, nga e cila posaçësrisht janë të theksuar privatësia dhe INTERESI PUBLIK. Prandaj, a ka interes publik më të madh se sa milijarda euro para publike të shpërdoruara dhe të vjedhura tu kthehen qytetarëve ?!

VI.
Cila është zgjidhja ?

E para, faktori ndërkombëtarë do të ndërhyjë gjat rrugëtimit të vendit për në NATO dhe BE, për gjetje të zgjidhjes që të gjithë të inkriminuarit të kenë gjykim fer dhe transparent dhe për ta të ketë epilog gjyqsorë të plot fuqishëm ;

E dyta,zgjidhja të gjindet në propzim-ligjin e proceduar për Prokurorinë e Përgjithshme, me inicijativë paralele para gjykatës kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 22 të Ligjit për PSP, me të cilat Mendimi jurdik i Gjykatës Supreme për këtë çështje do të bëhej i pa lëndë.Në të kundërtën do të shpërfaqen pasoja jurdike për veprimet e mara nga PSP pas afatit të lartpërmendur.

Dhe në fund, vlerësojë se as postulati- SE BËMË SHTET QË NUK ËSHTË I KONTESTUAR MË NGA ASKUSH e as procesi i integrimit EUROATLANTIK nuk mund të jetë JUSTIFIKIM duke mundësuar për interesa politike dhe konjukturale krimet dhe hajnitë galopante të TRIUMFOJNË MBI DREJTËSINË !

( q. aliu )

Loading...