Arbër Çeliku

(Me shkas: Rithimi në atdhe i eshtrave të Mit’hat Bej Frashërit)

Pashë burra patriotë, të veshur shik dhe me kollare, se si në New York nderonin figurën e Mit’hat Bej Frashërit dhe morën pjesë në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të tij për në Shqipëri, lexova gazetarë, publicistë dhe analistë që thurnin lavde pambarim për veprën e tij patriotike dhe kulturore dhe mirë bëjnë, figurat kombëtare kështu duhet nderuar. Por a vlejnë eshtrat e Mit’hat Bej Frashërit më shumë se jeta e rinisë shqiptare?!
Teksa eshtrat e tij udhëtojnë rrugës për në atdhe, mijëra të rinj shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, po e braktisin atdheun, jo nga dëshira, por nga halli. Dhe interesi intelektual dhe mediatik është fokusuar tek eshtrat e Mit’hatit, askush nuk e vret kokën për këta dhjetra apo qinda mijë të rinj që po e braktisin vendin përditë.
Askush nuk e ngre zërin ndaj politikave të mbrapshta, askush nuk e ngre zërin për dekompozimin shoqëror, botën tonë të dëmtuar skajshmërisht. Me një fjalë, trojet tona po zbrazen, kurse ne sjellim kocka dhe krenohemi për këtë.
Goja i lumtë atij që e shpiku KAZANIN! Metaforë me vend për mjerimin tonë mediatik dhe intelektual.

Loading...