E ardhmja e Maurizio Sarrit mund të vendoset pas finales së Carabao Cup që do të zhvillohet të dielën. Në rast të një tjetër humbjeje ndaj Manchester City-t, presidenti rus i Bluve të Londrës, Roman Abramovich mund të vendosë të shkarkojë nga detyra trajnerin italian. Kandidatët që mund të pasojnë italianin në stolin e Chelseat deri në fund të këtij sezoni në pritje të francezit Zidane, janë disa dhe mes tyre është edhe ish trajneri i Paris Saint Germain Laurent Blanc i cili është i papunë që nga largimi i tij nga stoli i PSG në vitin 2016-të. Tre emrat e tjerë për të pasuar Sarrin janë Zola që aktualisht është ndihmësi i ish trajnerit të Napolit, por edhe Newton e Ferreira.