Europol ka publikuar listën me 54 kriminelët më të kërkuar në Europë. Pjesë e “Europe’s Most Wanted Figuratives” është dhe 50-vjeçari shqiptar Gani Burreli. Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros pasi dyshohet për vrasjen e trefishtë të ndodhur më datë 23 qershor 2016.

Burreli akuzohet së bashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayla Napa dhe ka hapur zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoletë e armë automatike, ata kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij. Në kohën kur ka ndodhur krimi, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

Loading...