Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, edhe një herë i ka hedhur poshtë spekulimet për montimin e ndeshjes kundër Armenisë.

Pas fitores që ia siguroi Shqipërisë pjesëmarrjen në ‘Euro 2016’ pati zëra se rezultati ishte i montuar.

“Ato janë pohime të atyre që nuk duan ta shohin Shqipërinë në garën evropiane”, ka deklaruar Duka përAnadolu Agency.

“Shkojmë tutje, shkojmë në Francë. I injorojmë gjërat e tilla dhe na vjen keq se nuk u bëjnë mirë as atyre që i imagjinojnë”,a shtuar ai.