Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është pritur që sot të takojë Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III, në orën 09:20.

Mirëpo, përmes një njoftimi shtesë dërguar mediave, zyra për informim e Kryeministrisë njofton se ky takim do të shtyhet për shkak të vonesave të shkaktuara nga kushtet atmosferike, raporton Koha.net.

“Për shkak të vonesave të shkaktuara nga kushtet atmosferike, ju njoftojmë se takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa me Admiralin Mark E. Ferguson III, i paraparë të zhvillohet sot në ora 09:20, do të shtyhet. Për informata të tjera rreth këtij takimi do të ju njoftojmë me kohë”, thotë njoftimi i Kryeministrisë.