Mirëpo, POPULLI ende i përgjumur dhe i mashtruar mjaftohet vetëm duke shikuar skenat bizare të përplasjes së opozitës me policinë dhe sigurimin e shtetit policor antidemokratik të  Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës, duke mos u interesuar për fatin dhe të nesërmen e tij nën diktaturën e  egër  të partizanëve të Kuvendit të “Zajednicës  serbe”. Një heshtje dhe një indiferencë  e këtillë, duke shikuar “filma të animuar” nëpër sallat dhe korrideret e Kuvendit, se çfarë po ndodh mes opozitës dhe policisë së hekurt të qeverisë Thaçi-Mustafa-Jablanoviq, garantojnë vetëm thellimin e mjerimit, të varfërisë, të padrejtësisë, burgun  dhe kërbaçin e përditshëm nga ana e patizanëve të  Kuvendit të “Zajednicës serbe”. Asgjë më shumë.

Policia dhe sigurimi e kanë fjalën kryesore në Kuvendin e Kosovës, jo deputetët, as demokracia, as palamentarizmi e as liria

-Vetëm Adolf Hitleri ka përjashtuar Opozitën nga Kuvendi, por jo me polici dhe me ushtri,  ashtu sikurse veproi sot (30 nëntor 2015) Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me  policinë represive  sipas strategjisë së shtetit policor të Slobodan Milosheviqit(1989-1999) dhe  me pozitën parlamentare (PDK+LDK+Srpska lista). Turp! Ai është fashizëm dhe totalitarizëm ,  që bie në kundërshtim me çdo normë, me  çdo parim,  me çdo standard dhe me çdo institucion të demokracisë në botë. Me një fjalë, përjashtimi i OPOZITËS PARLAMENTARE  nga  “zelenashët” e Kuvendit të “Zajednicës serbe”, është vrasje e lirisë vrasje e lirisë dhe e demokracisë së Kosovës.

Sot, më 30 nëntor 2015, me përjashtimin e Opozitës parlamentare (Vetëvendosje, AAK, Nisma) nga senaca e Kuvendti të Kosovës, duke përdorur policinë si mjetin kyrsor “politik” (për qërimin e hesapeve politike me opozitën parlamentare)  kundër deputetëve të opozitës  së bllokuar në korridorin e Kuvendit, shteti policor i Hashim Thaçit, i Kadri Veselit, i Isa Mustafës dhe i Aleksandar Jablanoviqit, i shpalli luftë të hapur Opozitës, duke e përjashtuar nga pjesëmarrja në atë seancë, të mbajtur  nga shteti policor marionetë i  Isa Mustafës, i Hashim Tahçit dhe i Jablanoviqit.

Ai Kuvend më nuk është i popullit të Kosovës, por i vetëm  i  përfaqësuesve të qeverisë dhe të  Kuvendit të “Zajednicës serbe” të Hashim Thaçit,  të Kadri Veselit,   të  Isa Mustafës dhe të   Aleksandar Jablanoviqit (PDK+LDK+Srpska lista). Prandaj, çdo tentim i opozitës parlamentare që të marrë pjesë në atë kuvend të privatizuar dhe “militarizuar” policor  sipas strategjisë së marketingut politik dhe policor të Beogradit, është vetëm humbje kohe, përulje, nënçmim  dhe tallje me  vetëvetën, me lirinë, me demokracinë dhe me paralamentarizmin  evropian perëndimor.

Derisa  shteti policor i Hashim Thaçit-Isa Mustafës-Aleksandar Jabllanoviq (PDK+LDK+Srpska lista)  po përdor mjete represive të dhunës dhe të terrorit shtetëror, duke i arrestuar, rrahur dhe torturuar deputet e zgjedhur  me votën e lirë të popullit, ligjërisht ai kuvend më nuk është  i POPULLIT, prandaj, Opozita, duhet ta braktisë atë kuvend, sa më parë jetë e mudnur, duke kërkuar forma të tjera demonstruese për përmbysjen e asaj qeveri  policore, duke u rreshtuar  në një front të përbashkët me POPULLIN për të ndryshuar gjendjen kaotike dhe anarkike, që ka përfshirë Kosovën pas miratimit të Marrëveshjeve në Bruksel, më 25 gusht 2015.

Natyrisht  se  opozita ka strategjinë dhe planet e veta për të zgjidhur konfliktin politik me shtetin policor të  Isa Mustafës dhe tëe Hashim Thaçit. Mirëpo, nuk ka ngelur më hapësirë për kompromis politik brenda atij kuvendi të pushtuar nga qeveria e shtetit policor terrorizues, që rrahu dhe burgosi deputetët e Opozitës parlamentare  të Kosovës. Dyert e atij Kuvendi janë mbyllur për Opozitën. Këtë e provoi edhe seanca e sotme atij kuvendi të “Zajednicës serbe” , i cili me “derzhavna policinë” e vet suspendoi opozitën, duke ia mbyllur dyert me polici dhe me sigurim shtetëror.

Nuk ka më Kuvend për opozitën derisa të mos lirohen deputetët Donika Kada Bujupi dhe Albin Kurti me të gjithë të burgosit  e tjerë.

Qeveria dhe kuvendi policor i kanë shpallur luftë të hapur opozitës, duke e arrestuar, burgosur dhe keqtrajtuar  me “drzhavna policinë” e tyre. Nuk ka më Kuvend për Opozitën, ai kuvend  më nuk është  i Popullit dhe i Opozitës, por i shtetit policor të Isa-Hashim-Jabllanoviqit-hyzmeqarëve dhe partizanëve të “Srpska zajednicës” dhe të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Realisht nuk ka ngelur më hapësirë, as që të shruhet, sepse po shihet, sot me vrasjen e demokracisë në Kosovë nga  ana e harangave të kriminelëve të Kuvendit “Srspka zajednica”, kanë ngelur vetëm dy opcione: 1) Lufta për t’iu bashkuar Serbisë  me Hashim Thaçin, me Isa Mustafën, me Kadri Veselin, me Xhavit Halitin dhe me Aleksandar Jablanoviq në krye (të gjithë këta ia pafshin sherrin Serbisë, dhe 2) Lufta për t’iu bashkuar Shqipërisë me opozitën demokratike parlamentare dhe paqësore të Kosovës (Vetëvendosje, AAK, Nisma) me Albin Kurtin, Visar Ymerin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limaj, Donika Kada Bujupi, Albulena Haxhiu, Faton Topalli në krye, me fat dhe ia pafshin hajrin përgjithmonë bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Sa më sipër, hajnat, korrupcionistët, nepotistët, sektaristët, gënjeshtarët, demagogët, oportunistët, latifundistët, patricët, hipokritët, manipuluesit, dezinformuesit, abuzuesit, tradhtarët, kolaboracionistët, mafiozët, injorantët dhe kriminelët, duhet ikin nga pushteti, në mënyrë që  Kosova, liria dhe demokracia të marrin frymë lirisht drejt bashkimit me Shqipërinë.