Kuvendi me 81 vota “për” sot pasdite e solli me procedurë të shkurtuar Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave, në kuadër të seancës së sotme të 80-të.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se sot para deputetëve është një ligj evropian cilësor në të cilin janë inkorrporuar rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Grupit të Ekspertëve të zotit Pribe.

“Qeveria propozoi ligj i cili bazohet në bazat vijuese. Komision të fuqishëm shtetëror për parandalimin e korrupsionit me kompetenca të rritura. KSHPK me mekanizma efikase për zbatimin e kompetencave. Kritere serioze për përzgjedhjen e përbërjes profesionale të këtij trupi. Procedurë transparente për përzgjedhjen e anëtarëve me pjesëmarrjen e mediave dhe sektorin qytetar. KSHPK do të bëjë kontroll ndaj financimit të partive politike, e cila do të jetë parandaluese në bazë të një plani vjetor por edhe pas denoncimit të dorëzuar. Qytetarët kanë të drejtë në bazë të një neni të përgjithshëm të ngrisim nismë në KSHPK dhe nëse formohet komisioni me detyrë zyrtare fillon procedura për kontrollin e financimit”, deklaroi Deskoska.

Theksoi se nuk guxon të përsëritet praktika që procedurat të përfundojnë në sirtarin e KSHPK dhe për këtë qëllim janë sjellë afate për të cilat ai duhet të veprojë.

“Risi është KSHPK të bëjë vlerësim të rrezikut prej korrupsionit në planin vjetor për kontrollin e listave të anketave për funksionarë dhe financimin e partive politike madje edhe kur nuk ka dyshime. KSHPK do të ketë shqyrtim të drejtpërdrejt në llogaritë bankare të bartësve të funksioneve publike dhe do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në të paktën 64 baza të të dhënave për kontrollin e gjendjes pronësore. Është futur kompetenca që KSHPK të analizojë edhe dyshime eventuale për korrupsion gjatë furnizimeve publike”, deklaroi Deskoska.

Deputetja e LSDM-së dhe koalicionit, Snezhana Kaleska – Vançeva theksoi se prej 40 amendamenteve të cilat janë propozuar prej VMRO-DPMNE-së, gjetëm pëlqim për 20 amendamente të cilat janë në funksion të përmirësimit të tekstit.

“Mund të shpreh kënaqësi prej tekstit të harmonizuar”, deklaroi Kaleska – Vançeva.

Deputetja Nolla Ismajlloska – Starova tha se nuk është dashur të ketë lëshim prej të drejtës së qytetarëve të shtrojnë parashtresa dhe shfaqi shpresë se sekretariati i ri i cili do të formohet nuk do të partizohet.

Deputetja Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE tha se partia ka mbetur me qëndrimin se dëshiron të ketë ligj të ri dhe komision të ri për antikorrupsion i cili do të korrespondojë me kushtet në të cilat funksionon Maqedonia.

Theksoi se pasojnë ligje të reja reformuese, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe se VMRO-DPMNE tashmë ka përgatitur amendamente dhe se mbeten të punojnë në mënyrë konstruktive në të gjitha ligjet reformuese.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e rregullt të 115-të solli vendim Kuvendit të RM-së t’i propozojë që ky Propozim ligj të shkojë me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian me çka shumica dhe opozita dje arritën pajtim dhe LSDM-ja i pranoi 20 prej 40 amendamenteve të dorëzuara të VMRO-DPMNE-së.