Të gjithë mendojnë se do t’i mbush burritot me supë të qullët mishi, por unë sigurohem që mishi të jetë aq i lëngshëm që ta lëshojë lëngun në momenin që kafshohet.”
Mendimi i parë që ju vjen në mendje kur ta shihni “Phorrito”-n në menunë e restorantit “Komodo” të Santa Monikas do të jetë: Si dreqin ka mundësi që mund ta bëjnë një të tillë?

Mbi të gjitha, burritot dhe supa vietnameze me copa mishi, e njohur si “pho”, janë dy ndër ushqimet më të mira që i ka zbuluar njeriu dhe nëse takot mund të bëhet me këtë lloj supe me mish, cili mund të jetë problemi me burritot? Më pas, do ta kafshoni për herë të parë burriton e mbushur me oriz, mish, sos dhe qepë. Në këtë moment do ta kuptoni se sa i pranueshëm është ky ushqim meksikano-vietnamez. Sa më shpejt që ta kuptoni, aq më shpejt do ta harxhoni mishin e tij.

Ky është viti i tretë që ky lloj specialiteti është pjesë e menusë së Komodos. Ky ushqim mund të porositet vetëm nga 1 tetori deri më 31 dhjetor. Shpikësi i “phorrito”-s së parë në botë është kuzhinieri Erwin Tjayadi, i cili i përket gjeneratës së parë të amerikano-indonezianëve dhe i cili është rritur në vendin e njohur për ushqimin aziatik, në San Gabriel.

Tjahyadi është rritur duke pirë supë “pho” dhe sipas tij, krijimi i burritos së veçantë është nxitur nga partnerët e tij të biznesit, të cilët kërkonin nga ai ta pasuronte menunë me një specialitet të supës. “I kam bërë shumë përgatitje dhe gabime deri në arritjen e recetës së duhur. Sekreti është që burrito të jetë sa më i lëngshëm”, thotë ai.

A do të duhej që një burrito i tillë të ekzistojë? Ndoshta jo. Por pasi ka shije kaq të mirë dhe kur përgatitet me kaq dashuri, s’ka rëndësi asgjë tjetër, shkruan “Vice”, transmeton Gazeta Express.

Loading...