Miliona njerëz dëshirojnë të duken si Cristiano Ronaldo, e miliona të tjerë ëndërrojnë ta prekin. Por, është një shqiptar që mban duart mbi kokën e tij. Fjala është për floktarin Ludovik Tunaj, i cili qeth Ronaldon, Angel Di Marian, James Rodriguezin, Michel Platinin, Lewis Hamiltonin e plot të tjerë

Quhet Ludovik Tunaj, ndërsa falë magjisë që fshihet pas gërshërëve që mban nën kontrollin e gishtërinjve të tij, ai ka arritur që myshterinj t’i bëjë yjet e mëdha të futbollit dhe sportit në përgjithësi, shkruan Zëri. Mund t’ju duket e pabesueshme, por është shumë e vërtetë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shpeshherë dukjen e tij t’ia besojë floktarit shqiptar. Përpos Ronaldos, Tunaj myshterinj i ka edhe plot yje të tjerë, si Angel Di Marian, James Rodriguezin, Michel Platinin apo Lewis Hamiltonin, ndërsa ka pasur punë edhe me Lionel Messin.

Gazeta “Zëri” ka arritur të flasë me Tunajn rreth lidhjes së tij me yjet e mëdhenj, të cilët ëndërrojnë t’u ofrohen miliona njerëz. “Këta yje normalisht se në jetën e përditshme e kanë ndonjë maskë për t’u ruajtur nga mediet apo njerëzit. Megjithatë, kur ta fitosh besimin te ata njerëz, siç e kam fituar unë, të duken shumë të thjeshtë”, ka deklaruar për “Zërin” Tunaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. “Pos Ronaldos, kam pasur rast ta njoh edhe Lionel Messin. Sa herë që kanë ardhur në Zvicër, kam qëndruar me ta dhe me familjet e tyre”, tregoi ai. (Shkrimin e plotë lexojeni në numrin festiv të gazetës ‘Zeri’)

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Loading...