E ftuar këtë pasdite në studion e “Ftesë në Pesë”, make up artistja e njohur shqiptare Vjosa Paçuku ndau detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Teksa foli për punën, marrëdhëniet me shumë artistë të njohur të showbizz-it amerikan dhe jo vetëm, Vjosa pranoi se admiron punën e Mario Dedivanovic, grimieri shqiptar i yllit televiziv Kim Kardashian.

Sipas saj, Mario mund të konsiderohet sot si make up artisti me më shumë influencë në këtë fushë dhe fatmirësisht ai është shqiptar.

“Ai bën të gjitha Kardashians, ti po punove për Kardashians do të bëhesh i famshëm, do të bësh shumë para dhe do jesh më i famshmi në botë, sepse në këtë moment ata janë më të famshmit në botë”, përfundoi Vjosa.