Nëse po kërkoni të qëndroni në një vend të qetë dhe pa zhurmën më të vogël, ky është vendi ideal. Në selinë e kompanisë ‘Microsoft’ në Redmond, Ëashingon është vendi më i qetë në botë.

Në këtë hapësirë analizhen në detaje tingujt, prej të llojllojshme.
Zyrtarët e kësaj kompanie kanë treguar se për shumicën e njerëzve kjo hapësirë është shumë e qetë dhe për këtë askush deri më sot nuk ka arritur të qëndrojë brenda më shumë se 45 minuta.

Personat që kanë hyrë brenda janë ndier në siklet nga qetësia e madhe dhe frymëmarrjen e tyre që mund ta dëgjonin e deri te ngërçet nga bark e fishkëllima në vesh.

“Disa persona sapo futen kërkojnë menjëherë të dalin jashtë”, ka deklaruar Hundray Gopal, inxhinier në Microsoft, dhe njëherit drejtori i departamentit që ndërtoi këtë dhomë.

Gopal ka shtuar se njerëzve iu krijohet përshtypja se po dëgjojnë trurin e tyre.

Ai gjithashtu pranoi se rekordi për qëndrimin më të gjatë në këtë dhomë në fakt është shumë i shkurtër, edhe pse zyrtarisht është njohur nga libri i rekordeve Guiness,
“Është vendi më i qetë në planet, kurse personi që ka mundur të qëndroj brenda më së shumti, është regjistruar në 45 minuta”, ka shtuar ai.

Kjo hapësirë është e mbuluar nga 68 shtresa për amortizimin e vibrimit dhe janë të vendosura në themelet e saj. Dyshemeja është e ndërtuar nga kabllo të çelikta që përdoren për ndaljen e shpejtësisë se aeroplanëve luftarak që aterrojnë në aeroplanmbajtëse.

“Hapësira bllokon 120 decibelë, kështu që mezi do të arrinit ta dëgjonit zhurmën e aeroplanit duke kaluar pranë kësaj hapësire. Kjo dhomë na ka kushtuar 1.5 milion dollarë, që tregon që jemi shumë serioz kur janë në pyetje tingujt”, ka shtuar Gopal duke treguar për vendin më të qetë në botë.