Labinot Tahiri nuk ka mundur të qëndrojë duarkryq me rastin e kthimit të Majlinda Kelmendit në vendlindje, pas triumfit në Rusi ku e fitoi Medaljen e artë.

Këngëtari i mirënjohur ka organizuar udhëtimin me autobusë të qytetarëve të Ferizajt drejt Aeroportit të Prishtinës për ta pritur kampionen.

“E gjithë kjo ishte për Majlindën për t’u treguar të tjerëve se dhe ne dimë të nderojmë yjet tona”, ka shkruar Labi në Facebook.

Postimin e tij të plotë, lexojeni më poshtë.

Edhe nje lajmrim pêr të u’a kujtuar se ora 18:30 nisen autobusêt nga Komuna e Ferizajit pêr në Ajroport.

Arditi Tours pagesë për udhetim nuk ka.
Do të shkoni e do të ktheheni gratis!

Ma bëni hallall që ju kam lodhur duke lobuar tash e 48 orë për Majlindën me postime e me shkrime.
Shpresoj që do të dalim një numër i madh….!
E gjithë kjo ishte për Majlindën për të ju treguar të tjerve se dhe ne dim të nderojmë Yjet tona.

Për Majlinden do të dhurohet, dhuratë, edhe nje tortë nga Pastiqeria FELLINI.

Ky êshtë posteri të cilin u’a kam pregaditur publikut për Majlinden dhe Norën.

Ditën e mirë e ju priftë e mbara!

Labinot Tahiri.