Lagja Duqanxhik e Shkupit prej të mërkurën ka mbetur pa energji elektrike. Banorët ankohen se në këto ditë të ftohta dimri nuk kanë si të ngrohen, ndërsa pronarët e dyqaneve thonë se nuk i kanë hapur shitoret prej dje, gjë që ju ka shkaktuar dëme materiale, shkruan Gazeta Lajm.

Banorët e kësaj lagje të banuar kryesisht me shqiptarë, ankohen edhe për rrugët e papastruara, ndërsa kërkojnë nga institucionet kompetente t’ju dalin në ndihmë, shkruan Gazeta Lajm.

Kamera e portalit Lajm.tv ka filmuar ekipet e EVN-së që kanë dal në terren, por ende nuk dihet se kur mund të pritet të zgjidhet problemi. Lagja Duqanxhik është një nga lagjet më të ngarkuara në Shkup. Problemet në këtë vendbanim janë të shumta duke filluar nga ato me sistemin e kanalizimit, rrugët e ngushta, mungesa e vendeve të parkimit. Problemeve të shumta, autoritetet lokale prej vitesh nuk kanë arritur t’i japin zgjidhje./ Mevludin Imeri – Gazeta Lajm

Loading...