Para pak çastesh në burgun e Shutkës në Shkup janë dërguar Sasho Mijallkov dhe Bedredjn Ibraimi, shkruan Fakte. Sipas informacioneve të para, ata janë dërguar në paraburgim me dy furgonë të policisë, ndërkohë që familjarë të ture janë parë në hyrje të burgut.

Mijallkov dhe Ibraimi u dënuan me nga 3 dhe 4.5 vite burg në lëndën e Speciales “Titanik 2” për parregullësi zgjedhore. Përveç tyre, gjykata i dënoi edhe kreun e PDSH-së Mendih Thaçi dhe ish anëtarë tjerë të KSHZ-së me gjithsejt 20 vite burg, por prokuroria për ata kërkoi arrest shtëpiak./FAKTE